Guardiola: Leo Mesin e pres titullar, nuk di si t’i ndal ata të tre
Lionel Messi është grumbulluar për ndeshjen kundër Manchester Cityt pas problemeve në gju dhe Pep Guardiola thotë se ai nuk e di se si mund ta ndalë argjentinasin sot në “Parc des Princes”. Ish-sulmuesi i Barcelonës i humbi dy ndeshjet e fundit me PSG-në si pasojë e një dëmtimi në gju.
“Me kaq shumë cilësi unë nuk e di si t’i ndal. Ata janë shumë të fortë. Me kaq shumë talent është shumë e vështirë.
Ata ishin një skuadër fantastike sezonin e shkuar. Në gjysmëfinale ishte një duel i ngushtë, ndërsa tani ata kanë Messin”, tha Guardiola.