Evertoni synon që në afatin kalimtar të janarit të sjellë në “Goodison Park” dyshen e Realit, Isco dhe Luka Joviq, raportojnë mediat në Spanjë.
Bëhet e ditur se kjo është kërkesë e trajnerit të ekipit anglez, Rafael Benitez.
Drejtuesit e Evertonit synojnë që t’i huazojë të dy lojtarët deri në fund të sezonit.
Isco është në vitin e fundit të kontratës me Realin, kurse Joviq ka kontratë deri në vitin 2025.