Skuadra e Juventusit ka besim se do ta mposhtë Chelsean nw garën për firmën e mesfushorit të Monacos, Aurelien Tchouameni.
Sipas “Calcio Mercato”, Monaco do të jetë i hapur për të sanksionuar largimin e 21-vjeçarit nëse ata marrin një ofertë prej 40 milion eurove.
Përveç Locatellit i cili u transferua këtë verë nga Sassuolo, askush nuk e ka të garantuar vendin tjetër në mesfushë, me Bentankur, Artur e Ramzi, të gjithë duke mos e bindur Allegrin.
Trajneri Italian është i “etur” për të sjellë Tchouamenin pasi synon të përmirësojë mesfushën e tij në vitin e ri, por Chelsea ende mund të konkurrojë për nënshkrimin e tij.