Parisi i gëzohet edhe Verratit. Si pritet të rreshtohen të rreshtohen skuadrat në supersfidën e mbrëmjes
kai Gyndoan është konfirmuar nga Pep Guardiola se do ta humbasë ndeshjen e sotme kundër PSG-së pasi vuan ende nga një goditje, ndërkohë që lajmet e mira vijnë nga kampi i PSG-së.
Mauricio Poçetino, përveçse ka rikuperuar Lionel Mesin nga goditja në gju, do të ketë në dispozicion edhe Marko Verratin, i cili humbi katër ndeshje të skuadrës për shkak të problemeve në gju.
“Sky Sports” raporton edhe për një rokadë të madhe në portë. Poçetino ka vendosur që t’i japë shansin e debutimit në Europë portierit Xhanluixhi Donaruma. Italiani pritet ta nisë titullar sot kundër Sitit, përpara Kejlor Navasit, me të cilin do të ketë një balotazh për dorezat e titullarit këtë sezon.