Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, u hodh shorti për 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë. Kampioni aktual i Maqedonisë, Shkëndija, në rrugën drejt trofeut të dytë në futbollin vendor, do të takohet me Renovën, në një derbi të madh të qytetit të Tetovës.
Mjaft interesant do të jetë takimi edhe në mes Vardarit dhe Skopjes, si dhe ajo në mes Akademia Pandevit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit, që është një përsëritje e finales së vitit 2019.
Ndërkohë FC Shkupi dhe Struga Trim Lum në terrenin vendas do të përballen me Tikeveshin, respektivisht Borecin.
Ndeshjet do të zhvillohen më 20 tetor, në oërn 14.00. Luhet vetëm një ndeshje, dhe nëse nuk ka fitues në 90 minutat e rregullta, fituesi përckatohet me ekzekutimin e penaltive.
KUPA E MAQEDONISË – 1/8 E FINALES
Shkëndija – Renova
Vardari – Skopje
Struga Trim Lum – Boreci
Bregallnica – Ohri
Bellasica – Sileks
Pelisteri – Rabotniçki
Pelisteri – Rabotniçki
FC Shkupi – Tikveshi