Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman vazhdon t’i dalë në krahë bashkëkombasit të tij, sulmuesit holandez, Luuk de Jong.
Gjërat nuk funksionuan si duhet për të në ndeshjet e para, por ndaj Levantes ai arriti ta shënonte golin e parë me fanellën e Barcelonës.
Trajneri holandez ndërkohë shpreson që ai të vazhdojë progresin javë pas jave.
De Jong ishte një kërkesë “ekspres” nga trajneri për menaxhmentin e klubit dhe në konferencën për media para ndeshjes me Benfican në Champions League sqaroi se pse e transferuan.
“Luuk ishte nënshkrim i momentit të fundit të afatit kalimtar. Gjithashtu u var nga lëndimet e shumta që patëm. Ai jep shumë për ne. Është sulmues ndryshe. Kemi nevojë për të”, u shpreh Koeman.