Ish-sullmuesi Antonio Cassano nuk i ka kursyer kritikat ndaj Juventus-it.
“Si ka luajtur Juventus? E kemi thënë. Në krahë duhet të luanin Chiesa dhe Cuadrado? Dhe kanë luajtur Chiesa e Bernardeschi. Përdor skemën 4-4-2 dhe je ok”, ka thënë Cassano në Bobo TV.
“Juventus mund të kishte fituar edhe 8:0 për merita të saj dhe mangësi të Sampdoria-s. Ka fituar, por vazhdon të luajë keq. Kundër Spezia-s nuk duhej të kishte fituar. Juventus rrezikon të jetë jashtë gjithçkaje në janar-shkurt nëse vazhdon kështu”, ka vazhduar ish-sulmuesi.
“Ke shënuar 10 gola dhe ke pësuar 10. Nuk mund të luash kështu. Mua më duket pa ide.
Tani ka dy ndeshje të tmerrshme kundër Chelsea-t dhe Torino-s. Juventus nuk mund të bëjë figura të tilla, pëson gol prej 19 ndeshjesh radhazi”.