Sonte rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Liverpoolit do të jetë mysafire e Portos sonte nga ora 21:00.
“The Reds” hyjnë në këtë ndeshje të motivuar pas fitores në xhiron e parë me Milanin 3-2, dhe formës së mirë në Premier Ligë ku zënë vendin e parë.
Në anën tjetër Porto barazoi me Atletico Madridi në raundin e parë, dhe sonte do të kërkojë një rezultat pozitiv ndaj gjigantit anglez.
Ekipi i Jurgen Kloop llogaritet favorit, por portugezët pritet të luftojnë deri në fund para tifozëve të tyre.
Formacioni i mundshëm i Portos: Costa; Corona, Cardoso, Marcano, Wendell; Otavio, Oliveira, Grujic, Diaz; Taremi, Martinez
Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Alisson; Gomez, Matip, Konate, Tsimikas; Henderson, Fabinho, Jones; Salah, Firmino, Minamino