Të martën, selektori i Norvegjisë, Stale Solbakken, ka publikuar listën e futbollistëve për kualifikueset në Kampionatin Botëror, kundër Turqisë (me 8 tetor), Malit të Zi (me 11 tetor) e Letonisë (13 tetor).
Ai ka ftuar dhe shqiptarin Veton Berisha.
Disa lojtarë janë jashtë për shkak të lëndimeve, njofton në faqen e Federatës së Futbollit të Norvegjisë.
Norvegjia është në grupin G me Holandën, Turqinë, Malin e Zi, Letoninë dhe Gjibraltarin.
Norvegjia renditet në vend të dytë me13 pikë sa ka edhe lideri Holanda.