Jonathan Tah rinovon me Bayer Leverkusenin.
Mbrojtësi 25-vjeçar gjerman kishte kontratë me ‘aspirinat” deri në verën e 2023-shit dhe palët kishin nisur negociatat prej kohësh, por vetëm ditën e sotme erdhi zyrtarizimi i rinovimit.
Në njoftimin e shpërndarë nga klubi i Leverkusenit, thuhet se mbrojtësi Tah ka firmosur një kontratë të re që do ta mbajë në “Bay Arena” deri në verën e 2025-ës, por pa zbuluar detaje mbi pagën e re të futbollistit.
Jonathan Tah iu bashkua Leverkusenit në verën e 2015-ës dhe që atëherë numëron 216 ndeshje dhe 15 gola të shënuar.
Futbollisti numëron edhe 13 ndeshje me kombëtaren gjermane, ku është grumbulluar në mënyrë të çrregullt prej vitit 2016.