Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Interit dhe skuadrës së Shakhtar Donetsk, ku pas 45’ minutave lojë ende nuk është zhbllokuar rezultati në stadiumin “NSC Olimpiyskiy”.
Sa i përket paraqitjes në pjesën e parë, skuadra e Interit dështoi që të regjistrojë një goditje të vetme drejt portës, krahas një goditjeje të skuadrës ukrainase.
Po ashtu, në posedim të topit më e mirë është treguar skuadra e Shakhtar Donetsk, ku ka 62% të mbajtjes së topit, krahas 38% sa ka regjistruar Interi.
Rezultati pas pjesës së parë është i barabartë 0:0.