Gjigandi anglez Liverpool do të synojë që të regjistrojë fitoren e dytë në edicionin e ri 2021/22 të Ligës së Kampionëve, ku do të zhvillojë sot ndeshje si mysafirë kundër skuadrës së Portos në kuadër të Grupit B.
Skuadra e Portos e hapi sezonin e ri të kësaj gare me barazim pa gola me Atletico Madridin, kurse Liverpooli rikthehet nga fitorja 3:2 kundër Milanit.
Të dy skuadrat janë përballur gjithsej tetë herë mes vete, ku në pesë ndeshje fitore ka regjistruar skuadra e Liverpoolit, kurse tre herë janë ndarë me barazim.
Mungesa të lojtarëve do të ketë në dy anët e ekipeve, ku për Porton nuk do të paraqiten Marchesin dhe Mbemba, kurse te Liverpooli do të mungojnë Alcantara, Alexander-Arnold dhe Elliot.
Tanimë, formacionet zyrtare të Portos dhe Liverpoolit janë publikuar, dhe ato i gjeni më poshtë.
Porto (4-4-2): Costa; Tecatito, Marcano, Pepe, Zaidu; Uribe, Oliveira, Otavio, Luis Diaz; Taremi, Toni Martinez
Liverpool (4-3-3): Alisson; Milner, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Jones, Henderson; Mane, Salah, Jota
21:00 Porto – Liverpool (Stadiumi Dragao)