Me fillim nga ora 21:00 do të fillojë kryendeshja e programit të sotëm të Ligës së Kampionëve, ku në stadiumin “Parc des Princes” do të takohen dy gjigantët evropianë, Paris Saint-Germain dhe Manchester City.
Në xhiron e parë të Grupit A, PSG barazoi me rezultat 1:1 me skuadrën e Club Brugge, kurse Manchester City rikthehet nga fitorja kundër RB Leipzig me rezultat 6:3.
Sa i përket takimit të sotëm, te të dy skuadrat do të ketë mungesa të lojtarëve, ku për gjigandin francez nuk do të paraqiten Bernat, Di Maria, Gharbi, Rafinha dhe Ramos, kurse trajneri Pep Guardiola nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Gundogan, Mendy dhe Zinchenko.
Tanimë formacionet zyrtare me të cilat të dy ekipet do ta fillojnë ndeshjen janë publikuar, dhe ato i gjeni më poshtë.
Paris Saint-Germain (4-3-3): Donnarumma; Mendes, Kimpembe, Marquinhos, Hakimi; Herrera, Gueye, Verratti; Neymar, Mbappe, Messi
Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Dias, Laporte, Cancelo; Rodrigo, Bernardo, De Bruyne; Mahrez, Sterling, Grealish
21:00 Paris Saint-Germain – Manchester City (Stadiumi Parc des Princes)