AC Milan dhe Atletico Madridi do ta kërkojnë sot fitoren e parë të edicionit 2021/22 në Ligën e Kampionëve, ku do të përballen sot në stadiumin “San Siro” në kuadër të Grupit B.
Në xhiron e kaluar, Milani pësoi humbje si mysafirë kundër Liverpoolit me rezultat 3:2, kurse Atletico barazoi pa gola me skuadrën e Portos.
Të dy këto skuadra janë përballur dy herë mes vete, ku në të dy ndeshjet fitore ka regjistruar kampioni aktual i La Ligas spanjolle.
Sa i përket ndeshjes së sotme, skuadra e Milanit do të ketë probleme me mungesa të lojtarëve, ku nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Bakayokos, Ibrahimovic, Krunic, Messias dhe Florenzit.
Në anën tjetër, tek skuadra e Atletico Madridit nuk do të paraqitet vetëm mbrojtësi Stefan Savic, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen e kaluar.
Tanimë të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
AC Milan (4-3-3): Maignan; Calabria, Romagnoli, Tomori, Hernandez; Saelemaekers, Bennacer, Kessie; Diaz, Rebic, Leao
Atletico Madrid (4-4-2): Oblak; Hermoso, Gimenez, Felipe, Trippier; Carrasco, Kondogbia, Koke, Llorente; Correa, Suarez
21:00 AC Milan – Atletico Madrid (Stadiumi San Siro)