Real Madrid pësoi humbje befasuese në shtëpi nga Sheriff Tiraspol.
13 herë kampioni i Evropës u mposht nga një skuadër që garon për herë të parë në Ligën e Kampionëve me rezultat 1 – 2.
Pas ndeshjes, ka reaguar edhe Casemiro, që tha se nuk i shfrytëzuan shanset.
“E kontrolluam shumë mirë ndeshjen, por thjeshtë nuk morëm shanset tona”.
“Në këtë klub kushtet janë shumë të larta, por ne e dimë që jemi në rrugën e duhur”, tha ai.
Ndërkohë, Real Madrid renditët në pozitën e dytë në grupin B me tre pikë.