Gjilani - Llapi, sfidë me emocione

Futboll

Gjilani - Llapi, sfidë me emocione

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 11:35
Gjilani - Llapi, sfidë me emocione

Superliga e Kosovës vazhdon sot me xhiron e shtatë, ku në program janë tri ndeshje shumë interesante, atje ku pritet të ketë shumë rivalitet e gola.

Në Skenderaj, Drenica dhe Malisheva, dy skuadrat që e kanë nisur në mënyrë të mrekullueshme edicionin e ri, do të ndeshen në stadiumin “Bajram Aliu”.

Të dy ekipet kanë mbledhur nga 11 pikë dhe janë në pozitat dy dhe katër, andaj sot do të tentojnë që të vazhdojnë me formën e tyre të mirë.

Gjilani synon vazhdimësinë ndaj Llapit pas triumfit në derbin e madh ndaj Dritës.

Kurse, Llapi synon fitoren e parë dhe rikthimin tek rezultatet pozitive.

Ballkani do të tentojë të marrë tre pikët ndaj Feronikelit dhe të vazhdojë të mbajë kreun e tabelës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat