Shqipëria luan për fitore ndaj Hungarisë dhe Polonisë

Futboll

Shqipëria luan për fitore ndaj Hungarisë dhe Polonisë

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 11:45
Shqipëria luan për fitore ndaj Hungarisë dhe Polonisë

Ditët kaluan shpejt dhe po i afrohemi sërish momentit kur do të pushtohemi me emocinet e Kombëtares.

Kuqezinjtë i presin dy sfida “finale” në muajin tetor, teksa do të luajnë shanset për vendin e dytë në përballjet me Hungarinë dhe Poloninë.

E nëse të dyja këto përfaqësuese e kanë bërë publike listën me lojtarët që do të jenë në dispozicion në ndeshjet e radhës, Shqipëria pritet ta bëjë më datë 2 tetor.

Sipas informacioneve të siguruar nga “Sport Ekspres”, Edi Reja do të njohë sportdashësit me emrat që do të ketë pas vetes për të synuar maksimumin në dy duelet me Hungarinë dhe me Poloninë. Ndërkohë edhe këtë herë trajneri italian nuk premton shumë surpriza në listë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat