Golin e Mesit e admiroi edhe ish-profesori i tij. Pep Guardiola e cilësoi një gol fantastik rrjetën e dytë të PSG-së që vulosi fitoren 2-0 nda Manchester Cityt të tij.
“Goli ishte fantastik. Në këto lloj ndeshjesh, vendosin episodet si rasti i humbur nga Bernardo Silva.
Ato janë gjithnjë të rëndësishme. Por skuadra ishte në fushë dhe luajti ashtu si në fitoren ndaj Çelsit të shtunën. Është për të ardhur keq, sepse luajtëm për të fituar dhe nuk arritëm që të shënonim qoftë edhe një gol", - – tha trajneri i Cityt.
– Ishte një ndeshje e mirë. Bëmë gjithçka përveç golit. U mbrojtëm mirë, ata u mbrojtën shumë thellë dhe kundërsulmet e Parisit janë gjithnjë shumë të rrezikshme, por i tillë është futbolli. Urimet më të mëdha për skuadrën time. Në pjesën e dytë, Donaruma bëri pritje të mira.
Fatkeqësisht, PSG-së nuk iu desh të prodhonte kaq shumë për të shënuar golat e saj”. “Qytetarët” e mbyllin javën e tyre të ferrit pas ndeshjes me Çelsin dhe PSG-në, me transfertën e tretë ndaj Liverpulit në fundjavë. “Sonte do të ushqehemi mirë, do të pimë një gotë vere, të çlodhemi dhe përgatitemi për Liverpulin”, përfundoi katalanasi.