Legjenda braziliane vazhdon fizioterapinë në spital dhe siguron fansat se është mirë, po riaftësohet pas operacionit për heqjen e një tumori në zorrën e trashë.
Shfaqet duke luajtur me top me një infermiere. Natyrisht, jo me këmbë, por me dorë, në mjediset e spitalit.
Pelé u shtrua në spitalin “Albert Einstein” të Sao Paulo në fund të gushtit dhe u operua më 4 shtator për heqjen e një tumori të zorrës së trashë.
Pas operacionit, ish-sulmuesi qëndroi në njësinë e kujdesit intensiv deri më 14 shtator, kur u largua nga aty. Të premten, 17 shtator, enturazhi i legjendës braziliane dhe mjekët e spitalit konfirmuan shtrimin e ri të tij në kujdesin intensiv, vetëm si një masë paraprake.
Tashmë po përparon dita-ditës, kushtet shëndetësore të Pele duken të qëndrueshme për momentin.