Arsenal konfirmon lëndimin e Xhakës, një kohë të gjatë jashtë fushës

Futboll

Arsenal konfirmon lëndimin e Xhakës, një kohë të gjatë jashtë fushës

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 12:15
Arsenal konfirmon lëndimin e Xhakës, një kohë të gjatë jashtë fushës

Shqiptari pësoi lëndim vikendin e kaluar në fitoren ndaj Tottenham.

Arsenal përmes një komunikate konfirmoi lëndimin në ligamentet e gjurit, ku do jetë jashtë fushë për tre muaj,

“Lëndim në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes ndaj Tottenham, skanimet kanë konfirmuar se Granit Xhaka ka lënduar ligamentet”.

“Një konsultim me specialist ndodhi në Londër, ku u mësua se Graniti nuk ka nevojë për operim”.

“Shërimi i Granitit do nis menjëherë dhe synon të rikthehet në aksion për afro tre muaj”, shkruhet në komunikatë.

Kjo do jetë mungesë e madhe për Arsenalin, ngase siç dihet ka pasur rol kyç në formacionin e Mikel Artetas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat