Juventusi përballet me mungesa të rëndësishme për ndeshjen e sotme kundër kampionit evropian Chelsea në Torino.
Juve është nikoqir i Chelseat në Allianz Stadium në ndeshjen e dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve në orën 21:00.
Massimiliano Allegri do të jetë pa dyshen kryesore sulmuesve Paulo Dybala dhe Alvaro Morata.
Trajneri italian pritet të luajë me Federico Chiesa dhe Moise Kean në sulm, si pasojë.
Wojciech Szczesny rikthehet në portë, ndërsa në qendër të mbrojtjes do të jenë dyshja Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci në një formacion 4-4-2.
Thomas Tuchel, ndërkohë, pritet të luajë me 3-5-2, pa llogaritur në N’Golo Kanten në mesfushë.