Al-Khelaifi uron Messin për golin.
Pas fitores ndaj Man Cityt, pronari i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi zbriti në dhomat e zhveshjes për të përgëzuar lojtarët pas fitores ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.
Ai përqafoi lojtarët si Neymar, Hakimi, Mbappe e të tjerë.
Për Messin pati një përqafim të ngrohtë dhe e përgëzoi për golin e shënuar.