Legjenda e futbollit, Diego Maradona, joshi një nga ish-të dashurat e tij kur ajo ishte vetëm 16 vjeç dhe më pas i dha asaj kokainë.
Këtë e ka zbuluar modelja kubane Mavys Alvarez, e cila tregoi për marrëdhënien e saj me argjentinasin dhe se si më pas ky i fundit e kishte bulizuar duke i thënë që të bënte operacion gjoksin.
Ajo theu heshtjen për marrëdhënien e tyre në një intervistë me 4 pjesë në televizionin America TeVe.
37-vjeçarja bjonde tha: “Diego më njohu me drogërat për herë të parë kur isha 16 vjeç, ishte gabimi më i madh i jetës time”.
Ajo e mbajti sekret për kaq kohë të gjatë lidhjen e tyre nga frika e mentalitetit të familjes së saj që ende jeton në Kubë.