Zvicra në alarm, pas Xhakës mbetet edhe pa një lojtar tjetër

Futboll

Zvicra në alarm, pas Xhakës mbetet edhe pa një lojtar tjetër

Nga: K.G. Më: 29 shtator 2021 Në ora: 13:20
Zvicra në alarm, pas Xhakës mbetet edhe pa një lojtar tjetër

Zvicra në alarm, pas Granit Xhakës mbetet edhe pa Haris Seferoviqin për ndeshjet e muajit tetor. 

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, në vështirësi! 

Pas kapitenit Granit Xhaka, do të mungojnë edhe sulmuesi Haris Seferoviq (29) në kualifikueset e Kupës së Botës. 

Sulmuesi i Benficas vuan nga një lëndim në muskulin e këmbës së majtë. 

"Për dy javët e fundit kam bërë vetëm terapi dhe stërvitje me forcë për pjesën e sipërme të trupit, nga java tjetër do të filloj ngadalë të vrapoj përsëri", thotë Seferoviq për “Blick”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat