Manchester City kontrolloi mbrëmë skuadrën e Paris Saint-Germain, por vëmendja ishte te goli fantastik i Lionel Messi, ka thënë trajneri Pep Guardiola.
City pësoi humbje me rezultat 2:0 në stadiumin “Parc des Princes” në ndeshjen kundër PSG, e vlefshme kjo për xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve.
Pas ndeshjes, Guardiola kishte disa ankesa për paraqitjen e skuadrës së tij, e cila u rikthye nga fitorja minimale 1:0 kundër Chelseat para tre ditëve në Premier Ligën angleze.
“Një paraqitje e mirë. Bëmë çdo gjë që ishte e mundur, por nuk mund të shënonim. Në mbrojtje ishim të mirë, ata ishin më të mbyllur se ne, dhe sigurisht që kundërsulmet janë të rrezikshme, sidomos me kualitetin që e posedojnë ata, por ne i kontrolluam ata. Fatkeqësisht ne nuk mund të shënonim, ky është futbolli”, tha Guardiola.
“Në pjesën e dytë, ne kishim shumë shanse. Donnarumma bëri disa pritje tejet të mira, por skuadra jonë ishte aty, njëjtë sikurse në ‘Stamford Bridge’. Duke lënë anash çdo gjë, goli i Messit ishte fantastik”, shtoi trajneri i Manchester Cityt.
Me rezultatin në ndeshjen e mbrëmshme, Manchester City tani pozicionohet në vendin e tretë në Grupin A, me një pikë më pak se Club Brugge në vend të dytë, dhe Paris Saint-Germain në vend të parë.