Bellingham dhe rekordi në Champions League

Futboll

Bellingham dhe rekordi në Champions League

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 15:17
Bellingham dhe rekordi në Champions League

Tjetër fitore për Borussia Dortmund në Champions League.

Triumfi i dytë për verdhezinjtë që janë me pikë të plota në grupin e tyre pas dy ndeshjes.

Kundër Sporting-ut ka ardhur fitorja falë golit të Malen me asist të Bellingham. Është pikërisht mesfushori - sulmues anglez që ka vendosur një rekord me të vërtetë të rëndësishëm për veten dhe historinë e kompeticionit.

Siç ka bërë të ditur Opta, futbollisti i Borussia Dortmund është bërë lojtari më i ri që ka luajtur dhjetë ndeshje titullare në Champions League.

Jude Bellingham, në moshën 18 vjeç e 91 ditë, ka mposhtur rivalë të kalibrit të Mateo Kovacic (18 vjeç e 212 ditë), Vincent Kompany (18 vjeç e 241 ditë), Kylian Mbappe (18 vjeç e 315 ditë) dhe Cesc Fabregas (18 vjeç e 328 ditë).

Qershia mbi tortë që ka kompletuar këtë arritje të madhe ka qenë asisti i dhënë për golin që ka patur vlerën e tri pikëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat