Nuk ka paqe për Milanin!
Futbollisti i krahut të djathtë, Alesandro Florenci, po vuan nga një dëmtim i gjurit në këmbën e majtë teksa do të mungojë kundër Atalantës në kampionat.
Mediat italiane raportojnë se futbollisti në orët e ardhshme do të shkojë në Romë për një konsultë më të hollësishme.
Gjasat janë të mëdha që Florenci t’i nënshtrohet operacionit në gju, i cili në gjuhën mjekësore njihet si operacion artroskopie.
Florenzi do t’i mungojë edhe Italisë në ndeshjet e tetorit.