Drenica nga Skenderaj me kryetrajnerin Tahir Lushtaku po vazhdojnë me formën me të mirë në elitën e futbollit të Kosovës.
Drenica arkëtoi tre pikë, duke i shkaktuar humbje me rezultat 1:0 Malishevës, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Qaqi në minutën e 21-të shënoi për triumfin e skuadrës nga Skenderaj.
Drenica kryeson me 14 pikë, ndërsa Malisheva renditet në të 4-tin me 11 sosh pas 7 jave.