Llapi regjistron humbjen e 4-të nga 7 ndeshjet e deritashme, ndërsa Gjilani arriti fitoren e radhës pas asaj në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me rezultat 2:0 ndaj Dritës.
Gjilani triumfon me rezultat 2:1 ndaj Llapit.
Në minutën e 8-të Francisco Riveras kalon në epërsi Llapin, por vendasit barazojnë në pjesën e dytë përkatësisht
në minutën e 66-të me golin e Gerhard Prognit, i cili u tregua i saktë nga penalltia.
Në minutën e 65-të, Kushtrim Shabani i Llapit ndëshkohet me karton të kuq pasi që goditi me këmbë Elton Calen, i cili ishte i shtrirë në zonën e 16 metërshit.
Pas rishikimit në VAR, gjyqtari Ajeti akordon penallti për vendasit dhe karton të kuq për Shabanin.
Në minutën e 83-të, Muhamet Dubova i Gjilanit, ndëshkohet me karton të kuq.
Dy minuta (88’) pa përfunduar takimi, Armend Halili shënon pas asistimit të Gerhard Progni nga kornerit, 2:1.
Gjilani ngritët në vend të tretë me 12 pikë dhe Llapi është në fund me 3 sosh në elitën e futbollit të Kosovës.