Vëllaznimi nga Gjakova është lider i ri në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A.
Futbollistët gjakovarë shënuan fitore në udhëtim me rezultat 2:1 ndaj Drenasit.
Liria nga Prizreni shënon fitoren e parë, duke e mundur me rezultat 4:2 Besën nga Peja.
Besa në krizë të rëndë, fundoset në renditje me 1 pikë të fituar.
Grupi A
Trepça ‘89 – Trepça 2:0
Liria - Besa 4:2
Drenasi - Vëllaznimi 1:2
A@N Istogu 1:1
Rahoveci - Onix 0:1
Pas javës së 6-të, Vëllaznimi kryeson me 16, pikë, pasojnë Trepça '89 me 14, A&N 10, Onix 9, Rahoveci 8, Drenasi 8, Trepça 5, Liria 5, Istogu 4 dhe Besa 1 pikë.