2 Korriku nga Prishtina kryeson renditjen në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, grupi B.
Skuadra nga Prishtina triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Vitisë.
Vushtrria kthehet me tre pikë të mëdha, duke i shkaktuar humbje me 2:0 Fushë Kosovës, ndërsa Vllaznia nga Pozhorani ndahet baras (1:1) me Kikën.
Arbëria nga Dobraja e Madhe triumfon si mysafirë me 2:1 ndaj Ramiz Sadikut të Prishtinës.
Grupi B
2 Korriku - Vitia 2:1
R. Sadiku - Arbëria 1:2
F. Kosova - Vushtrria 0:2
Vllaznia (P) - Kika 1:1
Ferizaj - Flamurtari 3:0
Pas javës së 6-të, 2 Korriku udhëheq me 14 pikë, pasojnë Vushtrria 12, Vllaznia 9, Ramiz Sadiku 9, Arbëria 8, Flamurtari 8, Fushë Kosova 7, Ferizaj 5, Kika 4 dhe Vitia 4.