Dobra shënon golin e parë në Angli!
Në mbrëmjen e djeshme është zhvilluar përballja për EFL Trophy, atje ku ka shënuar golin e parë me ekipin e ri edhe Armando Dobra. Ky i fundit ka tundur rrjetën ndaj West Ham U-21, teksa Colchetster do të fitonte në shifrat 1-0.
Rreth minutës së 7 të takimit, pas një topi të larguar me qëllimin për të spastruar zonën, Dobra shfrytëzon kundërsulmin dhe kalon me një gjysmë parabël portierin kundërshtar.
Ky ishte goli i parë për sulmuesin e Shqipërisë U-21 me fanellën e Colchester, atje ku do të huazohej nga Ipswich.