Trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi, ka thënë se lojtarët e skuadrës që ai drejton kanë bërë shumë gabime.
Megjithatë, ai ka bërë thirrje që këto gabime duhet të përmirësohen për duelet e radhës.
“Shpresoj të përmirësojmë gabimet e sotme për duelet e radhës.
Kemi pasur shumë ndeshje të forta si kundër Prishtinës, Dritës dhe Ballkanit. Kjo ka ndikuar në këtë ndeshje. Drenica në pjesën e dytë u tërhoq, por i patëm rastet tona. Ky është futbolli, Drenicën e uroj për fitore.
Ne me pak fat do të dilnim pa disfatë. Do të mundohemi të marrim rezultate pozitive në ndeshjet e ardhshme”, tha trajneri Thaqi pas ndeshjes.
Në xhiron e tetë, Malisheva do të ketë tjetër përballje të vështirë pasi e pret Gjilanin.