Solskjaer: Presioni është një privilegj.

Futboll

Solskjaer: Presioni është një privilegj.

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 18:37
Solskjaer: Presioni është një privilegj.

Ole Gunar Solskjaer pranon se pritshmëritë e Manchester Utd këtë sezon janë rritur, por këmbëngul se është në stol pikërisht për të fituar.

Tri humbje në katër ndeshjet e fundit e kanë shtuar presionin mbi teknikun norvegjez, ndërkohë që sot do të kërkojë tri pikët e para në Champions kundër Villarealit.

Presioni mbi të është rritur pasi në verë transferoi Cristiano Ronaldon, Xhejdën Sançon dhe Rafael Varanin, ndërkohë që skuadra nuk fiton trofe prej vitit 2017.

Geri Nevil u bë ish-lojtari i fundit i cili tha se skuadra e ka detyrim që të fitojë një trofe në 18 muajt e ardhshëm dhe duhet të mësojë të luajë si një skuadër nëse kërkon të rivalizojë për titullin.

“Presioni është një privilegj. Të punosh në këtë ambient duhet ta përqafosh presionin. Duhet ta them se unë jam mbështetur dhe procesi i ndërtimit të skuadrës ka funksionuar mirë. Por ne jemi në një biznes rezultatesh dhe jemi këtu për të fituar”, tha Solskjaeri në konferencë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat