Conte: Sheriff ka përmbysur çdo parashikim

Futboll

Conte: Sheriff ka përmbysur çdo parashikim

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 18:46
Conte: Sheriff ka përmbysur çdo parashikim

Antonio Conte, ish-trajneri i Inter-it, sot opinionist i Sky Sport për Champions League, ka analizuar ndeshjet e Inter-it dhe Milan-it kundër Shakhtar-it dhe Atletico Madrid-it:

“Milan-i ka bërë një ndeshje shumë të mirë deri në momentin që ka patur barazi numerike në fushë, duke treguar se meriton të luajë në Champions. Kartoni i kuq i Kessie ka qenë një nga to detaje që bën diferencën”, ka thënë Conte.

“Janë hapa rritjeje për Milanin dhe deri në minutën e 82-të nuk ka vuajtur dhe aq shumë. Më pas rezultati është përmbysur, duke i kthyer dy ndeshjet e ardhshme kundër Porto-s në vendimtare”.

Për Inter-in: “Me Shakhtar ka patur zotërimin e topit. Inter do të duhet të jenë më të aftë në konkretizimin e rasteve, duke shfrytëzuar forcën fizike.

Edhe për ata dy ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare. Sheriff ka përmbysur çdo parashikim dhe gjithçka mund të ndodhë akoma në atë grup”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat