Janë shitur brenda pak minutave të gjitha biletat e rezervuara për tifozët dardanë për ndeshjen Suedi – Kosovë, e cila do të zhvillohet më 9 tetor në Solna.
Federata suedeze ka hedhur sot në shitje biletat për tifozët mysafirë, ku janë ndarë tre sektorë të tribunës pas portës për Dardanët. Interesimi i bashkëatdhetarëve tanë për të siguruar një biletë ka qenë shumë i madh, aq sa biletat janë shitur brenda pak minutave.
Ndërkohë, edhe në pjesët e tjera të stadiumit biletat janë shitur në sistemin online dhe besohet se një numër i konsiderueshëm janë blerë nga bashkëatdhetarët tanë.
Kjo do të thotë se në ndeshjen e 9 tetorit futbollistët tanë do të kenë mbështetje edhe nga tifozët dardanë, të cilët ]do herë i japin motiv shtesë Kombëtares së Kosovës për suksese.
Në bazë të asaj ]farë tregon uebfaqja ku shiten biletat për ndeshjen Suedi – Kosovë del se kanë mbetur edhe pak bileta në dispozicion për shikuesit në sektorët ku biletat janë të rezervuara për tifozët vendas.