“Liga vendosi një ndeshje kampionati 61 orë pas ndeshjes që do të zhvillojmë në Kupat e Europës! Kjoa është diçka jashtë kësaj bote”, tha Sarri.
Kjo është akuza e Maurizio Sarri, trajneri i Lazios, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Lokomotiv Moskës, një ndeshje e vlefshme për ditën e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.
Ekipi Biancoceleste do të dalë në fushë nesër në mbrëmje në orën 21 dhe më pas të dielën, në orën 12.30, në Bolonjë, për t’u përballur me skuadrën e Sinisha Mihajlloviq që kërkon të bëjë kthesën pas një nisje të turpshme të kampionatit…
Sarri vjen nga fitorja e arritur në derbin e Italisë ndaj Romës së Mourinhos, ndërsa e ka nisur me barazim Europa League pas gafës së Strakoshës në Stamboll përballë Galatasarayt të Fatih Tehrim.