Dy skuadra favorite për të kaluar tutje nga grupi H i Ligës së Kampionëve, Chelsea dhe Juventusi do të përplasen sonte në stadiumin “Allianz Arena” në Itali me fillim nga ora 21:00.
Të dy skuadra kanë nga tri pikë pas ndeshjeve të para dhe sonte vijnë përball njëra-tjetrës me disa mungesa të rëndësishme.
Në radhët e Juventusit mungojnë lojtarë kryesor si Dybala, Morata, Arthur e Ramsey, ashtu sikur edhe te Chelsea që sonte nuk i ka shërbimet e James, Kante, Mount dhe Pulisic.
Këto janë formacionet zyrtare:
JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Bentancur, Locatelli, Rabiot; Cuadrado, Bernardeschi, Church.
CHELSEA (3-4-2-1): Mendy; Christensen, Thiago Silva, Rudiger; Azpilicueta, Jorginho, Kovacic, Alonso; Ziyech, Havertz; Lukaku.