(E plotësuar) - Juventusi ka shënuar fitore të madhe me rezultat 1:0 kundër kampionit në fuqi të Evropës, Chelsea, në ndeshjen e vlefshme të Grupit H të Champions League.
Në minutën e 46-të, Federico Chiesa futet brenda 16-shit e me zgjuarsi godet për të shënuar për fitoren e “Zonjës së Vjetër”.
Në minutën e 81-të, Lukaku pati rast të barazojë rezultatin por dështoi.
Grupi E
Benfica - Barcelona 3:0 (1:0)
Bayern - Dynamo Kiev 5:0 (2:0)
Tabela
1. Bayern 2 2 0 0 8:0 6
2. Benfica 2 1 1 0 3:0 4
3. Dynamo (K) 2 0 1 1 0:5 1
4. Barcelona 2 0 0 2 0:6 0
Grupi F
Atalanta - Young Boys 1:0 (0:0)
Manchester Utd - Villareal 2:1 (0:0)
Tabela
1. Atalanta 2 1 1 0 3:2 4
2. Young Boys 2 1 0 1 2:2 3
3. Manchester Utd 2 1 0 1 3:3 3
4. Villarreal 2 0 1 1 3:4 1
Grupi G
Salzburg - Lille 2:1 (1:0)
Wolfsburg - Sevilla 1:1 (0:0)
Tabela
1. Salzburg 2 1 1 0 3:2 4
2. Sevilla 2 0 2 0 2:2 2
3. Wolfsburg 2 0 2 0 1:1 2
4. Lille 2 2 0 1 1 1:2 1
Grupi H
Juventus - Chelsea 1:0 (0:0)
Zenit - Malmo 4:0 (1:0)
Tabela
1. Juventus 2 2 0 0 4:0 6
2. Chelsea 2 1 0 1 1:1 3
3. Zenit 2 1 0 1 4:1 3
4. Malmo FF 2 0 0 2 0:7 0
Juve pas xhiros së dytë kryeson me 6 pikë, duke lënë pas Chelsean.
Juventus - Chelsea
Mbrëmje e keqe për Barcelonën, e cila mposhtet me rezultat 3:0 në Lisbonë nga Benfica.
Barcelona turpërohet, që pak kush e ka pritur!
Benfica - Barcelona
Benfica shënoi fitoren e parë në Grupin E por tejet domethënëse ndaj një rivalit të madh.
Darwin Nunez (3’ e 79’-nga penalltia) e Rafa Silva (69’) shënuan për fitoren e skuadrës portugeze.
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, është para sfidave të mëdha sepse nuk po i shkon ashtu siç ka planifikuar në Champions, dy ndeshje po aq humbje dhe me goldallim negativ 0:6.
Kampioni i Gjermanisë, Bayerni, tregoi fuqinë ndaj skuadrës ukrainase, Dynamo Kiev, duke e deklasuar me rezultat 5:0.
Bavarezët shënojnë fitoren e dytë rresht në grup dhe kryesojnë me 6 pikë.
Golat i shënuan Lewandowski (12’ - nga penalltia, 27’), Gnabry (68’), Sane (75’), Choupo-Moting (87).
Bayerni
Manchester Utd me Cristianon Ronaldon si vendas shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Villarealit. Në minutën e 53-të, Paco Alcacer kalon në epërsi Villarealin, duke hesht stadiumin "Old Trafford". Në minutën e 90+1, Ronaldo është hero i fitores, duke shënuar për 2:1.
/////////////////////////////////
81' Lukaku dështon që të baazojë rezultatin ndaj Juventusit.
80' Barcelona para humbjes së dytë.
79' Nunez nga penaltlia shënon për 3:0 për Benfica-n.
75' Leroy Sane realizon, 4:0 për Bayernin.
69' Barcelona është në një situatë të pakëndshme. Rafa Silva shënon për Benfica-n, 2:0 kundër Barcelonës.
68' Serge Gnabry shënon për epërsinë 3:0 të Bayernit.
60' Manchester Utd sado kudo kthen qetësinë, barazon rezultatin 1:1 me Villarealin. Megjithatë është në siklet nga rivali.55' Juve është në epërsi.
53' VIllareali një mace e zezë për Manchester Utd! Paco Alcacer kalon në epërsi Villarealin, duke hesht stadiumin "Old Trafford".
51' Manchester Utd me Ronaldon ende nuk po shënojnë ndaj Villarealit.48' Lojë e madhe në Torino.
46' Juventusi avancon me 1:0 ndaj Chelsea. Chiesa shënon me të majtën e tij. Juve shënon në sekondën e 12-të të pjesës së dytë!
Përfundojnë pjesët e para!
43' Chiesa po tregon lojë të mirë.40' Juve mjaft i rrezikshëm.
37' Juventus - Chelsea 0:0
35' NUk ka gola as në takimin mes Manchester Utd dhe Villarealit.
31' Rabiot godet nga 16 metra mbi portën e Chelseas.
27' Bayerni po tregon forcën ndaj Dynao Kievit, avancon me rezultat 2:0. Lewandowski në formë, shënon sërish në këtë sfidë.
25' Ndeshje e luftuar mes Juventusit dhe Chelseas.
20' Chiesa nga pozita ideale gjuan pranë shtyllës së djathtë të portës së Chelseas.
19' Atmosferë e bukur sportive në Torino.
15' Chelsea ka 63 për qind të pronësisë së topit.12' Bayerni në epërsi kundër Dinamos së Kievit. Robert Lewandowski i saktë nga penalltia.
10' Chelsea e ka fut në presion "Zonjën e Vjetër".
7' Lukaku në mundësi të mirë por pa sukses.
5' lojë e mirë mes Juves dhe Chelseas.,
3' Barcelona pëson gol në stadiumin në Lisbonë në përballje me Benfica-n. Darwin Nunez autor i golit.2' Kampioni i Evropës kërkon pikë në Torino.
1' Fillojnë ndeshjet.
Juventusi është në presion të Chelseas, në ndeshjen e vlefshme të Grupit H në kuadër të xhiros së dytë të Champions League.
Benfica e pret Barcelonën dhe pritet lojë e mirë, sikurse edhe mes Manchester Utd e Villarealit.