Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, jep një mesazh optimizmi për të ardhmen e klubit “blaugrana”. Gjërat nuk kanë shkuar mirë për Barçën kohët e fundit, por Laporta beson se, pavarësisht gjithçkaje, duke i besuar procesit dhe idealeve të tyre, ditët më të mira do të jenë afër.
Laporta, jep një mesazh optimizmi
Presidenti foli gjithashtu për Ansu Fatin, shpresën e së ardhmes.
“Ansu Fati përfaqëson shpresat dhe ëndrrat, më pëlqeu mënyra sesi u kthye në aksion dhe mirënjohja që kishte ndaj stafit mjekësor të klubit dhe familjes së tij. Jemi ende duke e njohur personalitetin e tij.
Ai e donte fanellën me nr.10 dhe kërkoi lejen e kapitenëve, kjo tregon përulësinë e tij. Me kthimin e Ansu Fatit, Dembelesë dhe Sergio Agueros, do të fillojmë të shohim një ekip gjithnjë e më konkurrues".