Analisti Arben Zeqiri ka folur rreth ndeshjes në mes Manchester United dhe Villarealit ku ndeshjen e fituan “Djajtë e Kuq” në minutat e fundit, falë golit të Ronaldos.
Ai tha se në rastin e golit të Villarealit mbrojtja e Man UTD-së ishte e çakorduar ndërsa erdhi goli i merituar, sipas tij, i Villarealit.
“Këtë lojë Villareali e bëri edhe kundër Real Madridit duke u mbrojtur me 10 lojtarë në mbrojtje”.
Ndërsa për Ronladon ai tha që është lojtari më i mirë i historisë së futbollit, pasi që përkundër moshës ai po vazhdon të japë futboll të bukur, kurse për Bruno Fernandes tha se është shumë meritor për ndeshjen.
“Meritë e jashtëzakonshme e Bruno Fernandes për këtë lojë, pasi që lojtarë të rrallë dinë të bëjnë pasime sikur ai, pra shumë pak lojtarë kanë sy për pasime të tilla”, është shprehur Zeqiri.