Barcelona dje pësoi humbje turpëruese nga Benfika me rezultat 3:0.
Pas ndeshjes, Sergioi Busuqets i ka dalur në mbrojtje trajnerit Ronald Koeman duke thënë se ai nuk është fajtori i vetëm për këto humbje.
“Është e lehtë të shkarkosh trajneri, por e vërteta është që ne të gjithë jemi përgjegjës për këtë situate, dhe është një situatë e vështirë të them të drejtën”, tha Busuquets.
‘Blaugranët’ zënë vendin e fundit në grupin E pas dy ndeshjeve të para me asnjë pikë të grumbulluar.