Trajneri i Manchester Unitedit lavdëroi lartë superyllin e Portugalisë, Cristiano Ronaldo.
Ronaldo realizoi gol në fundin e takimit ndaj Villarrealit (90+5) duke iu ndihmuar të arkëtojnë pikët e plota.
Solskjaer për BT Sport, tha se me CR7 në fushë gjithmonë ke shans.
“Ishim me fat në fund. Por, kur ke Cristiano Ronaldon në fushë, gjithmonë ke shans”.
“Duhet ta shohësh ndikim që kishte këtu, në tifozët, lojtarët, në tërë botën. E dimë si është kur hynë në portë”, nënvizoi ai.
Manchester United për momentin numëron tre pikë në dy ndeshje dhe renditët e treta në tabelë.