Barcelona dhe Liverpool janë dy ndër klubet e mëdha evropiane të interesuara për të nënshkruar me talentin e ri suedez, Williot Swedberg.
Swedberg konsiderohet si një nga futbollistët e ri suedez me të ardhme të ndritur. Sipas ''Fichajes'', Barcelona dhe Liverpooli po përballen me konkurrencën nga Milan, Ajax, PSV Eindhoven dhe Valencia për shërbimet e adoleshentit.
Swedberg është mesfushor dhe është pjesë e skuadrës suedeze, Hammarby. Ai ishte në prova te Tottenham Hotspur në vitin 2019, megjithatë një kontratë profesionale nuk iu ofrua atij.
Hammarby thuhet se tani e vlerëson 17-vjeçarin me më shumë se 10 milionë euro, teksa ai ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.
Williot Swdberg ka bërë 11 paraqitje në elitën e futbollit suedez, duke shënuar një herë dhe dhënë dy asistime. Gjithashtu është paraqitur pesë herë në kualifikimet e Ligës së Konferencës këtë vit.