Gabimi në penalltinë e dhënë në favor të Atletico Madridit është konsideruar serioz kur praktikisht koha kishte mbaruarr.
Ai nuk do t’i kthejë Milanit pikët e merituar dhe të humbur kundër Atletico Madridit, por të paktën do të jetë me vlerë për një kënaqësi të vogël.
Arbitri Cakir të martën në mbrëmje bëri një performancë e cila nuk është pëlqyer nga drejtuesit e UEFA-s, të cilët, në fakt, janë pajtuar me Rossonerët, të zemëruar për penalltinë e dhënë ndaj Colchoneros në kohën praktikisht të përfunduar dhe janë gati të dënojnë gjyqtarin.
Organi më i lartë evropian pranoi se penalltia ishte inekzitente dhe se bashkëpunimi midis Cakir dhe gjyqtarit të VAR, Bitigen ishte i pakët dhe përfundimisht joproduktiv.
Dënimi nga UEFA pritet të merret për të dy arbitrat.