Roma do t’ia rinovojë kontratën futbollistit, Lorenzo Pellegrini.
Pellegrini është duke shkëlqyer nën urdhrat e Jose Mourinhos, andaj klubi italian do e shpërblejë me një kontratë të re.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Pellegrinit do t’i rinovohet kontrata, ngase verën e kaluar është kërkuar nga dy klube të Premierligës.
“Lorenzo Pellegrini së shpejti do të nënshkruajë kontratë të gjatë me Romën. Dy klubet e Premierligës e kërkuan verën e kaluar”.
“Pellegrini do qëndrojë pasi marrëveshja me Jose Mourinhon është e mirë. Klauzola e lirimit në kontratë është 30 milionë euro dhe do largohet”, shkroi ai.
Pellegrini ka bërë tetë paraqitje këtë sezon, duke shënuar gjashtë herë dhe regjistruar dy asistime.