Sot zhvillohen dy ndeshjet e tjera të xhiros së 7-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra kampione në fuqi, Prishtina, e cila duket se është kthyer në formë pas nismës së dobët të këtij edicioni, sot në “Fadil Vokrri” do të jetë mikpritëse e Ulpianës.
Bardhekaltrit e kryeqytetit në dy javët e fundit kanë realizuar fitore, prandaj edhe në takimin e sotëm hyjnë me ambicie të qartë për t’i arkëtuar tri pikë të reja dhe për t’iu afruar kreut të renditjes. Ndërkaq, përballje interesante dhe me rivalitet të madh pritet në Klinë, ku Dukagjini do të presë Dritën.
Kjo e fundit vjen në këtë sfidë pas humbjes në derbin kundër Gjilanit, derisa skuadra e Armend Dallkut është në kërkim të fitores së parë.
Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 15:00.