Skandali pas ndeshjes së Champions League, nuk kishte ujë në dush, futbollistët lahen me shishe

Futboll

Skandali pas ndeshjes së Champions League, nuk kishte ujë në dush, futbollistët lahen me shishe

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 12:14
Skandali pas ndeshjes së Champions League, nuk kishte ujë në dush, futbollistët lahen me shishe

Në ndeshjen e Champions League për të rinjë mes Zvijzeda dhe Trabzonspor ka ndodhur një skandal i madh.

Ndeshja për Zijzedan ishte historike pasi për herë të parë merrnin pjesë në këto nivele, por nuk kanë shumë për të kujtuar nga dita e djeshme.

Pas humbjes me shifrat 0-1, futbollistët miq kanë shkuar në dushe për t’u larë.

Megjithatë ishte e pamundur pasi nuk kishte ujë. Në këto kushte, lojtarët e Trabzonspor janë detyruar që të përdorin shishet e ujit.

Ky rast ka përbërë një skandal të madh për skuadrën boshnjake dhe pritet që UEFA të jap një dënim shembullor për dështim në organizim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat