Franck Kessie raportohet se i ka dhënë përparësi një kalimi të mundshëm në Premier Ligë.
Kessie vazhdon të jetë një nga futbollistët më të përfolur në tregun e transferimeve, teksa e ardhmja e tij ende është e paqartë.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka kontratë të vlefshme me Milanin deri në fund të këtij sezoni (30 qershor 2022), teksa pastaj mund të largohet si lojtar i lirë.
Sipas ''Daily Mail'', 24-vjeçari preferon kalimin në kampionatin anglez. Chelsea, Liverpool dhe Manchester United thuhet se janë klubet e interesuara për Kessien.
Ish-mesfushori i Atalantas në tregun e transferimeve vlerësohet me 55 milionë euro.