Kampioni i Maqedonisë së Veriut për të rinj, Shkëndija U-19 nga Tetova, humb me rezultat 2:0 nga Hajduku i Splitit, në ndeshjen e parë të Champions League.
Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e qendrës stërvitore "Petar Miloshevski" në Shkup, të rinjtë e Hajdukut triumfuan me golat e Cuic në minutën e 29 -të dhe në minutën e 56 -të të ndeshjes.
Lojtarët e Hajdukut kishin më shumë nga loja, por Bexheti ishte i shkëlqyeshëm në portën e Shkendijes, duke evituar një humbje më të thellë.
Futbollisti Kaba Jakupi pati një rast të mirë në pjesën e parë për të shënuar për ekipin nga Tetova, por portieri kundërshtar shpëtoi portën e tij.
Ndeshja e kthimit luhet më 20 tetor në Split.